Jay-Z i dhuron Beyonce byzylykun e "Premtimeve"
Festa e të dashuruarve është një ndër të shumë priturat, pasi dhuratat janë ato që nuk mungojnë, dhe kur përmendim emra si Jay-Z e para që gjë na vjen në mendje është dhurata e shtrenjtë që ai i ka bërë bashekeshortes Beyonce. Por rapperi 44 vjecar vërtetoi dhe njëherë se për të nuk ka rëndësi vlera monetare e një dhurate, por kuptimi që ajo dhuratë përmban në vetëvete. Është mësuar se ai i ka dhuruar bashkeshortes së tij të famshme një byzylyk I cili I ka kushtuar 2.390 dollarë. Për shumë persona ky mund të jetë një cmim I lartë, por duke marr parasysh të ardhurat e rapperit , nuk ka qenë kjo ajo që ne prisnim.Janë bërë disa kërkime dhe është zbuluar kuptimi I këtij byzylyku kaq të vecantë të përbërë nga ari dhe argjendi. Ndërthurja e këtyre të dyjave përbën atë që quhet `PREMTIMET E DY PERSONAVE.` Së bashku me këtë bylyzyk është dhe nje celës , që do të thotë se këto dy premtime nuk mund të thyhen deri në momentin që ata do të vendosin celsin. Duke qenë se babai I Blue Ivy carter është një person shumë I ngarkuar dhe momentalisht gjendet me këngëtaren me pushime në Republikën Domenikane, nuk ka patur mundësi që ta blejë persoanlisht. Por këtë detyra ja ka besuar Ty Hunter, stilistit të 33 vjecares.Një burim I afërt me ciftin ka thënë se Beyonce është një person të cilit nuk mund t`i mbash dot asnjë secret, dhe duke qenë se Jay Z e kishte blerë disa ditë përpara datës 14 Shkurt dhuratën e saj, u detyrua që t`ja tregonte më parë. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]