Vanessa Hudgens "kameleon" i modes
Vanessa Hudgens gjithnjë është dalluar si një këngëtare dhe aktore ndryshe nga të tjerat. Ajo ka dashur që të jetë një shembull për të gjithë fansat e saj dhe mund të themi se ja ka arritur. Vanessa është dalluar për stilin e saj të vecantë në të veshur dhe aspak të ekzagjeruar, por këtë herë ish e dashura e Zac Efron arriti që të dilte jashtë parashikimeve të publikut. Ajo është fotografuar e veshur me një stil i cili nuk i përketë aspak asaj. Vanessa ishte ekstravangante dhe me një tualet të rëndë. Në intervistat që ajo ka dhënë më parë ka pranuar se asnjëherë nuk ka konsumuar lëndë narkotike pasi nuk dëshiron që të varet prej tyre. Vanessa pohoi se ajo nuk është as një adhuruese e festimeve të cmendura, që të rinjtë preferojnë dhe kolegët e saj organizojnë pothuajse cdo fundjavë. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]