Kate Middleton dhe Princi William do bëhen prindër

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton është duke qëndruar për të dytën ditë në spital, pas lajmit të djeshëm se është shtatzënë.Oborri mbretëror njoftoi dje se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Dukesha Kate Middleton, janë në pritje të një fëmije.30-vjeçarja gjatë vizitës në spitalin "King Edward VII" në Londër, për shkak të disa shqetësime që ndiente morri vesh lajmin e shtatzanisë.Sipas mjekëve Dukesha është rreth 12 javë shtatzënë ndërsa pritet të qëndrojë në spital edhe për disa ditë.Në një komunikatë, William dhe Kate u shprehën se janë të mrekulluar nga lajmi.Mbretëresha, bashkëshorti i saj Princi Philip dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore u shprehën gjithashtu "tejet të lumtur", duke bashkuar urimet më të mira për çiftin.Ndërkohë çifti mbretëror ka marrë urime nga të gjithë liderët botërorë.