Një gjest mirësie i një polici njyjorkez ka emocionuar mbarë botën virtuale

Oficeri Lawrence de Primo përkulet pranë një njeriu të pastrehë një natë te ftohtë nëntori në Times Square dhe i jep atij një palë çizme të ngrohta.Momenti eshte fotografuar rastesisht nga një turiste, fotoja u qarkulloi në internet dhe ka bere xhiron e botes. Momenti u bë një simbol i të gjitha akteve te humanizmit njerezor që realizohen pa u vënë re çdo ditë. Por..i pastrehi përsëri ecen zbathur në rrugët e Nju Jorkut."Këpucët i kam fshehur. Ata vlejne shume. Unë mund të humbas jetën time për to ", thotë ne gazeten New York Times, 54 vjeçari, Jeffrey Hillman.Polici 25 vjeçar de Primo u bë i njohur në mbarë botën, fotografia e tij u përhap me shpejtësi në internet, bëri bujë në shtypin dhe u bë temë për shumë emisione. Por identiteti i te pastrehurit mbeti i panjohur deri sa New York Times identifikuan Hillman-in, i cili thekson se ai ka dy fëmijë dhe jeton në rrugët e Nju Jorkut për më shumë se një dekadë.Te shtunën në mbrëmje Hillman u kthye përsëri zbathur nëper rrugë, këtë herë në lagjen prestigjioze e Epërme Side West.Duke treguar per jeten e tij Hillman tha se eshte nga New Jersey dhe ka shërbyer si një kuzhinier në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Kur u pyet se si ai perfundoi ne rrugë, ai u përgjigj thjesht: " nuk e di."Ai shprehu mirënjohjen për interesin dhe vëmendjen ndaj tij, edhe pse dukej sikur ishte duke kërkuar një mënyrë se si ta menaxhoj të gjithë kete fame."Ata më vunë në YouTube, në të gjitha pa leje. Çfarë marr une? Kjo u shpernda në mbarë botën, dua dhe une "copë" nga e gjithe kjo, "-tha ai.Atij nuk i kujtohet se kush e tërhoqi fotografine, por i kujtohet dhurata e del Primo. "Unë e vlerësoj atë që bëri ai polici mos më keqkuptoni. Unë uroj që te kishte dhe njerez te tjere si ai në botë ", thotë ai.