Franca, rezolutë për korridor humanitar në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2014, 11:56
Franca njoftoi sot se do të propozoj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një rezolutë në të cilën kërkohet hapja e menjëhershmë e një korridori humanitar, në qytetet e rrethuara në Siri.Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius, tha se rezoluta do të përfaqësojë një përpjekje për të shpejtuar lëvizjet që kanë për qëllim dërgimin urgjent të pajisjeve mjekësore dhe ushqimeve.“Është absolutisht skandaloze që ne po diskutojmë për këtë çështje, prej një kohe të gjatë, ndërsa njerëzit po vazhdojnë të vdesin nga uria. Prandaj, për këtë arsye, ne bashkë me shtetet e tjera, duam të propozojmë një rezolutë”, ka shtuar ministri i punëve të jashtme të Francës.