Romanca me Harry Styles

Këngëtarja e muzikës country Taylor Swift po vazhdon romancën e saj me Harry Styles.Yjet e muzikës pop po gëzonin një shëtitje romantike nëpër Central Park të Nju Jorkut,gjatë mbazdites së ditës së diel.Taylor mbante në duart e saj një fëmijë,gjë e cila solli shumë dyshime për paparacët.Por më pas gjatë investigimit të tyre paparacët kuptuan se ky fëmijë në duart e këngëtares ishte fëmija i një mikut të tyre,me të cilët cifti kishte zgjedhur të kalonte këtë shëtitje.Të dy ishin të veshur tepër sport për tu përshtatur njëri tjetrit.Pamja e çiftit të jepte përshtypjen e një çifti tepër të lumtur teksa ata luanin me vogëlushin apo bisedonin dhe ecnin me njëri-tjetrin,por disa media të huaja komentojnë lidhjen e tyre si një mënyrë xhelozie për ish të dashurin e këngëtares , Conor Kennedy.