Qeveria dhe opozita siriane dakord për bazën e negociatave

Qeveria siriane dhe delegacioni i opozitës që po marrin pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë ranë dakord të përdorin komunikatën e Gjenevës të vitit 2012 si bazë për negociata.Të dyja palët shprehën gadishmërinë për të përdorur dokumentin, megjithëse ka mosmarrëveshje për hapat e mëtejshëm në bisedime.Një dispozitë në komunikatë bën thirrje për krijimin një qeverie tranzicioni. Negociatorët thanë se opozita kërkon t’i fillojë bisedimet duke u përqëndruar në këtë dispozitë, ndërsa qeveria kërkon t’i hapë ato me terrorizmzin dhe qeverinë e tranzicionit ta diskutojë si pikë të fundit.Megjithatë një zëdhënës i opozitës tha se ky ishte një hap pozitiv përpara.Ky zhvillim ndodhi sot, në ditën e pestë të bisedimeve. Të dyja palët janë takuar me ndërmjetësuesin e OKB-së dhe të Ligës ArabeLakhdar Brahimi.