Libi, ministri i brendshëm i shpëton atentatit
Një zyrtar i lartë qeveritar i Libisë i ka mbijetuar të mërkurën një atentati në Tripoli, njoftojnë mediat lokale.Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve LANA, ministri i Punëve të Brendshme të Libisë, Al-Sediq Abdel-Karim, është sulmuar nga disa persona të armatosur gjatë kohës kur ishte duke shkuar në zyre.Në automjetin e tij, siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, vërehen qartë plumbat, por që fatmirësisht askush nuk është lënduar.Autorër kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është ende në ndjekje të tyre.Ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë atentat ndaj ministrit të brendshëm.Sunduesit post-revolucionar të Libisë janë duke u përpjekur për një kohë të gjatë që të marrin autoritetin, që prej vrasjes së Moamer Gaddafit në tetor të vitit 2011.Që nga ajo kohë, shumë armë kanë rënë në duart e civilëve, ndërsa forcat militante refuzojnë t’i binden autoriteteve të reja.Ish-kryengritës që morën pjesë në përmbysjen e Gaddafit i rezistojnë fuqishëm autoriteteve në Tripoli.