Kanada, sanksione kundër zyrtarëve ukrainas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2014, 13:15
Kanadaja ka shpallur sanksione me të cilat nuk u lejohet hyrja në këtë vend zyrtarëve të Ukrainës, në përgjigjje të goditjes brutale kundër protestuesve antiqeveritare.Kjo masë është shpallur sot nga ministri i emigracionit, Chris Alexander, dhe ministri i jashtëm, John Baird.Ata thanë se Kanadaja do të kufizoj udhëtimin për zyrtarët ukrainas, që janë përgjegjës për “represion dhe heshtje” të zërave opozitarë.Nuk janë dhënë emrat ndaj të cilëve do të ndërmerren këto masa.Më se një milion njerëz me prejardhje nga Ukraina jetojnë në Kanada dhe kanadezët ukrainas kanë mbajtur tubime duke kërkuar vënie të sanksioneve.