Personazhe të famshëm që ngjajnë me personazhet Disney!
Ata janë real, të bukur, por shumë të ngjashëm me personazhet e kartonave në filmat e Disney-t.Shumë artistë të Hollywood-it kanë ngjashmëri pothuajse perfekte me personazhe të kartonave. Shihni fotot interesante!Amanda Seyfried – Rapunzeli
Zërin e Rapunzelit në video e ka realizuar aktorja Mandy Moore, por kur flitet për pamjen, Amanda Seyfried është e ngjashme në perfeksion me të. Ajo ka të njëjtën formë fytyre dhe flokët e gjata si të princesësh së Disney-t. Krahasimi nuk mbetet me kaq, sepse sytë e Amandës ngjajnë gjithashtu me sytë e mëdhenj dhe rrumbullakë të Rapunzelit.Nicki Minaj – Macja Cheshire
Buzëqeshja e madhe dhe e shkëlqyeshme e Nicki Minaj gjithashtu dhe veshjet plot ngjyra, e bëjnë që të ngjajë identike me macen Cheshire në filmin e Disney, “Liza në botën e çudirave”! Nëse Nicki do të hipte nëpër pemë të këndonte këngë pa lidhje, do të ishte një rol fantastik për të.Kerry Washington – Tiana
Kush mund ta luaj më mirë rolin e Tianës se sa Kerry Washington? Çdo gjë në lidhje me të duket si princesha e Disney. Që nga fiziku dhe sytë që shkëlqejnë.Chris Colfer – Pinoku
Merr Chris Cofler, shtoji një veshje qesharake dhe një kapele, çfarë del? Pinoku. Ngjashmëria është e habitshme! Por ka kohë që Cofler është i vetëdijshëm për këtë, madje ai ka thënë: “Dua të luaj Pinokun në ndonjë pjesë në Broadway”.Dilshad Vadsaria – Jasmina
Aktorja bukuroshe Dilshad Vadsaria duket ekzaktësisht si princesha Jasminë. Nuk ka lidhje vetëm me pamjen, Jasmina është e pavarur dhe e guximshme, cilësi që i ka dhe Dilshad.Olivia Wilde – Rita
Olivia Wilde është një aktore shumë e bukur dhe në mënyrë të habitshme ngjan me një personazh karton po aq të bukur, Rita nga filmi “Oliver & Company”. Pjesa e syve është identike dhe duket sikur krijuesit e Ritës kanë pasur në mendje Olivian kur kanë krijuar këtë personazh.Isla Fisher – Ariel
Isla Fisher, kuqalashja bukuroshe e Hollivudit, na kujton imazhin e Sirenës me flokë të kuqe Ariel, në filmin e Disney “The Little Mermaid”! Ka të njëjtën lëkurë porcelani si Ariel dhe pamjen e një princeshe.Leighton Meester – Borëbardha
Nofka e Leighton mund të jetë pa frikë Borëbardha! Flokët e saj janë përgjithësisht të errët dhe lëkura e saj e bardhë e buzët e kuqe na kujtojnë bukuroshen e përrallave. Nuk mund të bëhet më identike se kaq.Hugh Laurie - Scar
Aktori i “House’ është versioni human i personazhit të keq Scar në filmin “Lion King”. Ndërkohë që jemi të sigurt se sjellja nuk korrespondon, pamja na kujton shumë luanin xheloz.Goldie Hawn – Peg
Një tjetër personazh i famshëm që na kujton një karton, por kësaj here jo një njeri por një qenushe, është Goldie Hawn! Goldie me flokët e saj të arta dhe sytë e ëmbël të sjellë në mendje qenushen Peg në filmin “Lady and the Tramp”. Krifa bjonde dhe baluket e bëjnë identike.Katy Perry – Minnie Mouse
Ndërsa Katy Perry me veshjet e saj, me flokët e zeza dhe lëkurën e bardhë ngjan edhe me Borëbardhën, por më shumë me një karton më interesant se kjo, Minnie Mouse. Miushja bukuroshe Minnie. Me veshjet retro, takat klasike dhe fjongot me topa është sozia reale e Minnie Mouse.