Ish-Miss Venezuela dhe bashkëshorti i saj grabiten dhe vriten në sy të vajzës

Ish-mbretëresha e bukurisë së Venezuelës, Monica Spear dhe bashkëshorti i saj irlandez Thomas Berry, janë qëlluar për vdekje në makinën e tyre në Venezuelë. Vajza e tyre pesë vjeçare, e cila u lëndua në aksident, thuhet se është në gjendje stabile shëndetësore në spital.Policia ka nisur hetimin lidhur me vrasjen, e cila ndodhi në autostradë nga Valencia për në Puerto Cabello. 29 vjeçarja, u zgjodh Miss Venezuela në vitin 2004, derisa ka aktruar edhe në telenovela.Mediat lokale raportojnë se Spear dhe burri i saj u ndaluan buzë rruge për shkak se vetura e tyre ishte prishur. Vrasësi hapi zjarr në atë që policia e quan grabitje e dështuar.Venezuela është një nga vendet me numrin më të madh të vrasjeve në botë, dhe vjedhjet me ardhë dhe kidnapimet janë të zakonshme.