Të mbijetosh për 60 orë në det

Një 42-vjeçar tajvanez ka mbijetuar 60 orë në det të trazuar edhe pse nuk dinte të notonte.Tseng Lien Fa ndodhej në një plazh në kontenë Hualien të premten kur papritur u rrëmbye nga dallgët e mëdha dhe përfundoi në një plazh tjetër, 75 kilometra larg.Tseng u mbajt në një copë druri për të qëndruar në sipërfaqe, derisa u shpëtua nga skuadrat që e gjetën në plazh ditën e dielë.Ekipet mjekësore deklaruan se ai ishte dehidratuar dhe kishte disa plagë në krahët e tij për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë të kripur.Një nga mjekët që u kujdes për të tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se mbijetesa e 42-vjeçarit ishte një mrekulli.Vetë Tseng u tha mediave se fillimisht kishte arritur të shmangte një dallgë, por më pas ishte përfshirë nga një tjetër edhe më e madhe dhe ishte rrëmbyer në det.