Lirohet nga Guantanamo ‘truproja’ e Bin Ladenit
Një bord vlerësues i Shteteve të Bashkuara ka marrë vendim që një 33 vjeçar, që po mbahet në Guantanamo prej 11 vjetësh, mund të lirohet nga burgu.Ky bord ka vlerësuar se Mahmud al Mujahid nuk paraqet më ndonjë rrezik për Shtetet e Bashkuara, prandaj dhe ka vendosur ta liroj.Ai është një prej dhjetra të tjerëve të cilët para një kohe janë parë si të rrezikshëm për t’u liruar, pasi ndjekja e tyre ligjore ishte e pamundur për shkak të mungesës së provave apo për ndonjë arsye tjetër.Presidenti Barack Obama ka udhëzuar zyrtarë të administratës së tij që të rishikojnë secilin rast veç e veç, si pjesë e planit të tij për mbylljen e këtij burgu.Mujahid akuzohet se është luftëtar i Al-Kaidas, dhe truproje e Osama bin Laden, edhe pse në fakt ai nuk është akuzuar kurrë me ndonjë krim.Rasti i Mujahid është i pari i ndonjë të burgosuri të Guantanamo, i cili është vlerësuar nga ky panel.Në këtë burg janë duke u mbajtur gjithsej 155 të dyshuar.