59 të vdekur në një burg në Brazil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 20:58
Pesëdhjetëenëntë të burgosur janë vrarë në një burg në veri të Brazilit këtë vit, ka thënë BBC .Videoja e incizuar brenda burgut Pedinhas në San Luis tregon po ashtu torturimin e një të burgosuri në duart e të tjerëve si dhe raste të prerjes së kokave.Gjyqtari i rrethit, i cili ka shkruar raportin, ka thënë se videoja ka “skenat më barbare” në mes të të burgosurve, që ka parë ndonjëherë.Brazili zë vendin e katërt në botë për nga numri i të burgosurve, me rreth gjysëm milioni sish.Raporti përmban edhe detaje për marrëdhënie seksuale midis të burgosurve, që bëhen në hapësira të hapura.