Arrestohet lideri i opozitës në Bahrejn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 19:04
Lëvizja kryesore e opozitës shiite në Bahrejn, al-Wefaq, ka njoftuar se udhëheqësi i saj, Sheik Ali Salma, është arrestuar.Në deklaratën për mediat, grupi ka thënë se Salman është në paraburgim “pas një sërë masash të paligjshme nga autoritetet e ndjekjes penale”.Është e paqartë nëse ai ka qenë i akuzuar për ndonjë vepër.Al-Wefaq ka fituar 18 ulëse në zgjedhjet e fundit më 2010, por ligjvënësit e tij kanë dhënë dorëheqje në vitin pasues, pas goditjes vdekjeprurëse të qeverisë ndaj demonstruesve antiqeveriatrë.Ende nuk ka reagim të autoriteteve në lidhje me arrestimin e raportuar.