Arrestohen dhe lirohen 4 amerikanë në Libi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 16:15
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë me dije se katër pjesëtarë të personelit ushtarak të SHBA-së janë arrestuar nga Qeveria libiane, por janë liruar përsëri.Zëdhënësja Jen Psaki nuk ka dhënë detaje se përse amerikanët janë arrestuar, duke thënë se zyrtarët “janë duke u përpjekur për të konstatuar faktet e incidentit”.Ky është incidenti i fundit që përfshin amerikanët në Libi që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Muammar Kaddafi, më 2011.Në muajin tetor, komandot amerikane kanë kapur një figurë të dyshuar të Al-Kaidës, Abu Abas al-Libi, në Tripoli.Në shtator, 2012, katër njerëz, përfshirë ambasadorin amerikan në Libi, janë vrarë nga një sulm i militantëve islamikë në konsullatën e SHBA-së në Bengazi.