Franca dënon përdorimin e “bombave fuçi” në Siri

Franca thotë se përdorimi i “bombave fuçi” kundër civilëve në Siri përbën krime lufte.Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se regjimi sirian duhet t’i japë fund përdorimit të armëve të tilla dhe të ndalojë sulmet ajrore mbi qendrat e populluara.Forcat siriane raportohet se kanë hedhur fuçi të mbushura me eksplozivë dhe metale në qytetin e Alepos, pjesë të të cilit kontrollohen nga rebelët.Dënimi nga Franca vjen pasi Uashingtoni, të enjten, është shprehur i zhgënjyer me dështimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar një deklaratë, e cila dënon sulmet e Qeverisë siriane në Alepo.Nga sulmet e tilla këtë javë kanë humbur jetën mbi 100 civilë.Diplomatët kanë thënë se Rusia, aleate e regjimit sirian, ka bllokuar deklaratën.