Filipine, të shtëna në aeroport, 6 të vdekur, mes tyre edhe kryebashkiaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2013, 10:08
Katër persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat e armëve në aeroportin ndërkombëtar të Manilas, në Filipine. Agjensia e lajmeve së Filipineve raporton se ndër të vdekurit është edhe Kryetari i Bashkisë së Labangan, Ukol Talumpa, së bashku me gruan e tij.
Kryebashkiaku i vrarëNgjarja ndodhi rreth orës 11:20 me orën lokale në aeroportin ndërkombëtar të Ninoy Aquino. Menaxheri i Përgjithshëm i Aeroportit të Manila, Jose Angel Honrado tha se dy burra në një motor qëlluan kryetarin e bashkisë në dalje të Terminalit 3 duke vrarë gruan e tij dhe dy persona të tjerë.Sipas agjensisë së lajmeve, Talumpa i kishte shpëtuar një atentati po në Manila në vitin 2010, si dhe një sulmi me granadë në shtator të vitit 2012 në Zamboanga del Sur.