Putin fal ish-bosin e burgosur të naftës, Mikhail Khodorkovsky
Presidenti rus Vadimir Putin nënshkruan dekretin për faljen e manjatit të naftës, Mikhail Khodorkovsky, kritik i njohur i Kremlinit, që ka mbi 10 vjet që ndodhet në burg.Ky vendim u paralajmërua dje edhe nga presidenti Putin i cili u tha sot gazetarëve se kohët e fundit Khodorkovsky kishte kërkuar të falej për arsye humanitare, pasi e ëma ishte e sëmurë.Khodorkovsky u arrestua në vitin 2003 dhe ka qëndruar mbi 10 vjet në burg, i akuzuar për mashtrime, evasion fiskal dhe pastrim parash.Duma ruse miratoi një ligj për amnestinë, në bazë të të cilit do të lirohen nga burgu dy anëtaret e grupit muzikor Pussy Riot, si dhe do të falen 30 anëtarë të ekuipazhi të anijes Greenpeace, të akuzuar për pirateri për një protestë që zhvilluan në muajin shtator në një platformë nafte ruse në oqeanin Arktik.