Obama kundër sanksioneve të reja për Iranin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2013, 08:30
Shtëpia e Bardhë është zotuar se presidenti Barack Obama do t’i vërë veto çdo legjislacioni që parashikon sanskione të reja të SHBA-së kundër Iranit.Paralajmërimi është bërë pasi 26 senatorë, ose më shumë se një e katërta e Senatit, kanë paraqitur një ligj të ri për sanksionimin e Republikës Islamike.Masa, e mbështetur nga 13 republikanë dhe 13 demokratë, parashikon sanksione kundër ekonomisë iraniane, nëse Teherani shkel marrëveshjen e përkohshme bërthamore, të arritur në muajin nëntor me fuqitë botërore.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se legjislacioni është i panevojshëm dhe ndoshta i dëmshëm.“Nuk besojmë se do të miratohet. E dimë se është i panevojshëm. Nëse kalon, presidenti do t’i vërë veto”, ka thënë Carney.