Grossman dorëhiqet si i dërguar në Afganistan e Pakistan
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin, Marc Grossman, do të largohet nga kjo detyrë më 14 dhjetor.Zëdhënësja e tij citoi sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila e ka falënderuar Grossmanin për krijimin e një “vale diplomatike” që ka “vendosur një rrjet të mbështetjes rajonale dhe ndërkombëtare për Afganistanin pas vitit 2014 dhe në dekadën e ardhshme.”Grosman ka bërë udhëtime të gjera në rajon dhe ka meritë pasi ka ndihmuar që të bindë Pakistanin t’i rihapë kufijtë me Afganistanin për karvanin e NATO-s në fillim të këtij viti. Ato u mbyllën pas vrasjes së 24 trupave pakistaneze në një sulm ajror amerikan.Në kohën sa ka qenë nënsekretar i shtetit për çështje politike Mark Grossman, ka qenë i përfshirë në proceset politike në Kosovë.