Papa Françesku njeriu i vitit në “Time”: Nxori besimin nga korridoret në rrugë
Papa Françesku i cili fitoi zemrat dhe titujt e gazetave me humanitetin dhe sjelljen e tij, është shpallur personi i vitit nga revista e njohur amerikane "Time" për vitin 2013.Çmimi prestigjioz është dhënë nga redaktorët e revistës “Time” me arsyen se ai ishte personi me më së shumti ndikim në botë dhe në lajme për të mirë apo për të keq gjatë vitit të fundit ."Ishte një zgjedhje shumë interesante këtë vit", ka thënë menaxheri editorial, Nancy Gibbs.“Time” poashtu ka marr parasysh edhe opinionin e lexuesve përmes sondazheve të ndryshme e po ashtu edhe opinionet e njerëzve publik.Në anën tjetër prifti Frederico Lombardi sot në një deklaratë ka thënë."Ati i Shenjt nuk dëshiron që të bëhet i famshëm apo të marrë shpërblime. Por nëse çmimi si personi i vitit ndihmon për të shpërndarë mesazhin e dashurisë së Zotit për secilin atëherë ai me siguri do të jetë i lumtur për këtë". Papa në konkurrencë për Personin e Vitit e ka mposhtur Edward Snowdenin, agjentin amerikan i cili publikoi shumë materiale top sekrete të programeve amerikane i cili u radhit i dyti. Në top 5-en e parë ishin edhe aktivisti për të drejtat e homoseksualëve, Edith Windsor, presidenti i Sirisë, Bashar Assad dhe senatorin e Teksasit, Ted Cruz.