Ceremonitë për Nelson Mandelën, arkivoli i tij në Pretoria ku u betua si president
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 17:19
Trupi i presidentit të ndjerë të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela po pushon në Pretoria, një ditë pas një shërbese përkujtimore e cila solli më shumë se 60 mijë njerëz për të nderuar udhëheqësin e luftës kundër aparteidit.Njerëzit brohoritën dhe përshëndetën përgjatë kortezhit që çoi trupin e zotit Mandela nga një spital ushtarak në selinë zyrtare të qeverisë.Ky është i njëjti vend ku Nelson Mandela bëri betimin si presidenti i pare me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994 pasi u burgos për 27 vjet për rolin e tij në luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë.Anëtarët e familjes së zotit Mandela bën nderime sot paradite ndërsa publiku do të lejohet të bëjë homazhe deri të premten.