Kabul, makinë bombë pranë bazës së NATO-s në aeroportin ndërkombëtar

Një sulmues vetëvrasës me bombë e ka sulmuar sot një konvoj të trupave të jashtme afër aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane tha se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima.Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, duke thënë se ai ishte i drejtuar kundër trupave të jashtme.Në aeroport është e vendosur baza më e rëndësishme e komandës së NATO-s, Komanda e Bashkuar e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë.Analistët thonë se sulmet në aeroprtin e ruajtur me masa të ashpra sigurie, janë relativisht të rralla dhe se ky kapacitet paraqet një cak ambicioz për kryengritësit.