Indi, marrëdhëniet homoseksuale krim, dënohet me 10 vite burg

Gjykata e Lartë në Indi la në fuqi një ligj që i konsideron krim marrëdhëniet seksuale mes personave që kanë të njëjtën gjini.Sipas nenit 377 të Kushtetutës indiane, marrëdhënia homoseksuale është një “shkelje jo e natyrshme” dhe e dënueshme me 10 vite burg.Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve e kanë përshkruar “zhgënjyes” vendimin e ditës së mërkurë të Gjykatës së Lartë dhe thonë se do të kërkojnë rishqyrtimin e tij.“Një vendim i tillë nuk pritej aspak. Kjo është një ditë e zezë”, tha Arvind Narrain, një avokat që mbështet grupet homoseksuale.Nga ana tjetër, ky vendim është mirëpritur nga grupet fetare, veçanërisht nga komuniteti musliman dhe ai i krishterë dhe nga shumica e popullsisë.“Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi një ligj që respekton traditën e vendit tonë. Gjykata nuk po shtyp asnjë qytetar, por po kupton besimet dhe vlerat e shumicës së popullit”, tha për BBC Zafaryab Jilani, anëtar i komunitetit musliman.