Parlamenti francez kalon ligjin për prostitucionin: Penalizim klientëve

Edhe pse prostitucioni do të mbetet një aktivitet i ligjshëm, qeveria franceze miratoi projektligjin që parashikon gjobën minimale 1500 euro për personat që paguajnë për marrëdhënie seksuale.Shumë protestues, shumica e tyre femra, kanë dalë kundër këtij ligji duke mbajtur protesta të mëdha në Francë pasi sipas tyre, ky vendim cënon të drejtat e njeriut.Bazuar në statistikat e Ministrisë së Brendshme, prostitutat me kombësi jo franceze përbëjnë 80-90% të punëtoreve të seksit në vend, ku shumica prej tyre janë viktima të rrjeteve trafikante.Ministria për të drejtat e femrave, Najat Vallaud-Belkacem është një nga mbështetëset më të mëdha të këtij ligji pasi sipas saj, prostitucioni është i papranueshëm.Kritikët e këtij ligji shprehen se një vendim i tillë nuk do të ketë shumë impakt pasi mbijetesa e prostitutave varet nga pagesa e klientëve të tyre dhe ato do ti mbrojnë klientët në të gjitha rastet. Kundërshtarë të tjerë të projekt ligjit, e konsiderojnë këtë si një paragjykim dhe këndvështrim maskilist.Projektligji duhet të sigurojë votat e mjaftueshme në Senat që të hyjë në fuqi. Qeveria franceze po përballet me qëndrime dhe protesta pro dhe kundër këtij projekt ligji.