Imitim qesharak për Kardashian e West (VIDEO)

Dy aktorët James Franco dhe Seth Rogan kanë realizuar një video argëtuese, ku imitojnë skenat provokuese dhe seksi që Kim dhe reperi Kanye bëjnë në videon e publikuar disa ditë më parë me titull “Bound 2”.James dhe Seth shfaqen në motor ashtu si çifti në një skenë që të bën vërtetë për të qeshur.Bukuroshja Kardashian, e cila në videon me Kanyen shfaqet super provokuese, e zhveshur totalisht sipër motorit, e ka marrë videon e dy aktorëve për ta postuar në profilin e saj në Twitter, duke e aprovuar atë në këtë mënyrë. “Bravo! Shumë argëtuese!”, ka shkruar ajo në rrjetin social.Ndërsa Kim është treguar e kuptueshme dhe e ka marë gjithçka brenda sensit të humorit , Kanye zakonisht është një tip, i cili nuk lejon të përflitet për të.