Libri i psalmeve shitet me çmim rekord në ankand
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2013, 10:15
Një kopje e atij që besohet të jetë libri i parë i shtypur në territorin e Shteteve të Bashkuara është shitur në ankand për 14.2 milionë dollarë.Ky është çmimi i ri rekord për një libër të shitur në ankand.Libri i psalmeve (“The Bay Psalm Book”), i cili daton nga viti 1640, është vënë në ankand nga korporata Sotheby në Nju Jork.Biznesmeni dhe filantropi amerikan, David Rubenstein, ka qenë blerësi.Libri besohet të jetë një nga njëmbëdhjetë kopjet e mbijetuara, që janë shtypur nga kolonët puritanë në Kembrixh të Masaçusetsit, më 1640.Rekordi i mëparshëm i çmimit të një libri të shitur në ankand është shënuar më 2010, për kopjen e “Birds of America” të John James Audubon.