Burri i dehur hedh videon e gruas së tij nudo në ‘PlayStation 4’
Një burrë i dehur e ka filmuar gruan e tij lakuriq dhe e hodhi videon në ‘PlayStation 4’. Mësohet se videoja është ndaluar nga administratorët e “PS4"-ës, dhe pritet të bëhen ndryshime në këtë rrjet për shkak të shkeljeve abuzive dhe keqpërdorimit “live-streaming”.
‘PlayStation 4’ të jep mundësinë që përveç lojërave të ndryshme, në një nënkategori të saj me anë të një kamera periferike, mund të filmosh dhe të hedhësh video online me anë të ‘live-streaming’.
Çifti i bashkëshortëve, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, një mbrëmje ishin ulur në divan dhe ishin duke pirë. Pasi konsuamuan një sasi të madhe alkooli, burri mori kamerën dhe filmoi gjoksin lakuriq të gruas për rreth 15 minuta, e cila ishte e shtrirë në divan dhe në gjendje të pandërgjegjshme.
Më pas ai e filmoi të gjithë gruan, e cila ishte lakuriq. Videon nudo të gruas, burri e hodhi në ‘PlayStation 4’. Mësohet se videoja u ndalua menjëherë nga administratorët e rrjetit. Nuk është vetëm ky rast abuziv në ‘PlayStation 4’, por ka edhe raste të tjera dhe kjo ka qenë arsyeja që ky rrjet do të bëjë ndryshime.