Rihanna me recipeta në American Music Awards
Ajo me të vërtetë është një Icon! Rihanna tregon figura e saj të pabesueshme e veshur me recipeta dhe pantallona të gjera të tejdukshme në natën e ndarjeve të çmimeve të American Music Awards.
Rihanna u shpreh e habitur që merrte çmimin e Ikonës në një moshë kaq të re (25 vjeç) dhe falenderoi për këtë fansat e saj që i përkufizoi “Ushtria Rihanna”.
Këngëtarja nga Barbados mori edhe çmimin si artistja e preferuar R&B mbrëmjen e së dielës në Nokia Theater të Los Angeles.
Nëna e këngëtares ishte tejet e emocionuar në momentin që i dorëzoi vajzës së saj çmimin e Ikonës në mbrëmjen e American Music Awards.
“Rihanna, jam shumë krenare për ty. E di që rruga e karrierës tënde nuk ka qenë gjithmonë e lehtë dhe për këtë arsye të vlerësoj për forcën që ke dhe përqendrimin që arrin të mbash. Është e habitshme sesi ti gjithmonë nxjerr pozitiven nga çdo eksperiencë e jotja”, tha Monica Braithwaite.
Ja lista e plotë e triumfuesve në “American Music Awards”:Artisti i preferuar Pop/Rock - Justin TimberlakeArtistja e preferuar Soul/R&B - RihannaAlbumi i preferuar Country - Taylor Swift/RedAlbumi i preferuar Rap/Hip-Hop - Macklemore & Ryan Lewis/The HeistArtisti i preferuar Alternative Rock - Imagine DragonsArtisti i preferuar latin - Marc AnthonyAlbumi i preferuar Pop/Rock - One Direction/Take Me HomeArtisti i ri i vitit - Ariana GrandeArtisti i preferuar Soul/R&B - Justin TimberlakeArtistja e preferuar Country - Taylor SwiftKënga e vitit - "Cruise"/Florida Georgia Line feat. NellyAlbumi i preferuar Soul/R&B - Justin Timberlake/The 20/20 ExperienceArtisti i preferuar Electronic Dance Music – AviciiArtisti i preferuar Country - Luke BryanGrupi i preferuar Pop/Rock - One DirectionArtistja i vitit - Taylor SwiftArtistja e preferuar Pop/ Rock - Taylor SwiftGrupi i preferuar Country - Macklemore & Ryan LewisArtisti i preferuar bashkëkohor - Maroon 5Kolona zanore - Pitch Perfect