Lady Gaga, sekretarja hot e presidentit amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2013, 14:01
Lady Gaga nuk zhgënjeu me performancën e saj mbrëmjen e së dielës në American Music Awards. Këngëtarja u shfaq si një sekretare seksi e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në këtë rast interpretohej nga këngëtari Kelly.
Performanca e dy artistëve menjëherë të sillte në mendje lidhjen ish-presidentit amerikan Bill Clinton me sekretaren e tij Monica Lewinsky.
Gaga dhe Kelly morën edhe disa poza të “rrezikshme” në tavolinë gjatë performacës së këngës “Do What U Want”.
“Kam punuar shumë për këtë performancë sepse doja që të mbahej mend”, ka thënë Lady Gaga për "E!




