Kriza financiare në televizionin publik lë jashtë Eurovisionit Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2013, 10:06
Serbia nuk do të marrë pjesë ne garën e këngës në Eurovizion për vitin 2014.Arsye për këtë, sipas televizionit publik serb, është situata financiare.Serbia morri pjesë në këtë garë, për herë të parë si shtet i pavarur, në vitin 2007, dhe fitoi vendin e parë me këngën e Marija Serifovic's "Lutje".Televizioni publik serb e organizon kandidaturën serbe në këtë garë, dhe në vitin 2008 ka qenë edhe në rolin e nikoqirit të festivalit të këngës Eurovision.Televizioni publik serb, RTS po përballet me një krizë financiare.