Rice s'bind senatorët republikanë mbi sulmin në Bengazi
Tre senatorë republikanë thanë se takimi i tyre privat me ambasadoren amerikane në OKB, Susan Rice, ka dështuar të sqarojë shqetësimet e tyre, se pse Rice fillimisht iu kishte atribuar sulmit të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, si dhunë spontane e një turme në vend se ta quante atë grup terrorist.Senatori John McCain tha se diskutimi njëorësh “i sinqertë” e la atë, Lindsay Graham (Karolina Jugore dhe Kelly Ayotte (New Hampshire),”të shqetësuar në lidhje me shumicën e përgjigjeve që kemi marrë dhe të atyre që nuk i kemi marrë.”Rice, e cili u takua me tre senatorët, për të fituar mbështetjen e tyre për nominimin e saj të mundshëm për sekretare shteti, thotë se komentet e saj janë bazuar në faktet e CIA-s.Republikanët kanë akuzuar administratën e Obamës se ka fshehur natyrën e vërtetë të sulmit për arsye politike, para zgjedhjeve presidenciale.Në sulmin në Bengazi ka vdekur ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë, punonjës në konsullatë.