SHBA kundër kërkesës palestineze në OKB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2012, 22:31
Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar edhe sot kërkesën e Autoritetit Palestinez bërë Asamblesë së përgjitshme të OKB-së në lidhje me shtetësinë.“Nuk mendojmë se ndonjë lëvizje në Asamblenë e Përgjithshmë është e dobishme, ose ndonjë tekst në AP të OKB-së është i dobishëm. Ne mendojmë se do të jetë, siç kam thënë dje, një gabim”, u shpreh zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.Në mbështetje të kërkesës palestineze sot ka dalë Franca, derisa OKB ka kërkuar vendime të përgjegjshme.“Sa i përket Francës dhe shteteve tjera, ne nuk pajtohemi me aleatët tanë të vjetër në lidhje më këtë çështje. Ata e dinë se ne nuk pajtohemi me ta, mbi vendimin e tyre sovran se si do të merren me këtë çështje”, tha Nuland.