Kate "thyen" tabutë, vesh një pallto 2 herë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2013, 14:08
Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton është e famshme jo vetëm për veshjet e saj me stil por edhe se thyen tabutë duke veshur të njëjtën gjë dy herë.
Dukesha e Kembrixhit është parë në krah të bashkëshortit të saj William duke marrë pjesë në një tryezë për bamirësi.
Dukesha u shfaq mjaft rinore si gjithmonë, me një pallto ngjyrë kafe model “Orla Kiely” e cila edhe pse ishte "e vjetër" pasi e kishte veshur në një eveniment tjetër në muajin shkurt të 2012-ës, i rrinte shumë mirë.