Douglas dhe Zeta-Jones rikthehen bashkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2013, 14:45
U ndanë për pak kohë për “t’i dhënë më shumë liri njëri-tjetrit” dhe pas reflektimit u rikthyen bashkë.Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones shkrinë akujt duke mbajtur sërish në këmbë martesën e tyre, që pak javë më parë, mediat gossip në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën e quanin të përfunduar.
“Shpresoj të shpëtoj martesën time dhe ta shoh atë më pozitivisht”, mësohet t’u ketë thënë Douglas disa miqve të tij, kjo sipas revistës GQ.
E njëjta revistë thotë se aktori është shfaqur tejet i lumtur para miqve të tij për ribashkimin me Catherine.