Australi, “përgjaket” uji i oqeanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2012, 09:29
Uji i oqeanit në disa prej plazheve të Sidnejt në Australi “u përgjak” dhe e gjitha kjo për faj të një alge.
Banorët vendas dhe turistët e pranishëm në fenomenin e rrallë natyror nxituan të shkrepnin foto e të futeshin, edhe pse fillimisht me ngurim, në ujin e përgjakur.
Fotot po bëjnë xhiron në internet, ndërsa specialistët fajësojnë një algë përgjegjëse për lëshimin e pigmenteve ngjyrosës, madje edhe në “Bond Beach”, një ndër më të frekuentuarit në vend.Ndoshta…edhe brigjet australiane festojnë 100-vjetorin e Shqipërisë!!!