Puthja me Sarah Jessica Parkerin ishte makth

Aktori i pashëm, Bradley Cooper, u ka rrëfyer medieve se nuk është kënaqur gjatë puthjes me yllin e "Sex and the City", Sarah Jessica Parker.Aktori ka luajtur në një nga episodet e serisë "Sex and the City", ku kishte rastin për t'u puthur me Sarah Jessica Parker, e cila ka mishëruar femrat e preferuara të kolumnistes, Carrie Bradshaw."Kam luajtur në serinë "Sex and the City" dhe isha tejet i nervozuar, sepse kam marrë udhëzime të sakta se çfarë dëshiron Sarah gjatë puthjes dhe si duhet të isha intim me të", zbuloi Cooper.Në fakt, pak para skenës së nxehtë tek aktori erdhi asistenti i xhirimit dhe i tha se aktorja nuk i pëlqen puthjet franceze dhe kurrsesi të mos shkonte për puthjen pasionante me gjuhë, por të improvizonte, raportojnë mediet."Kur më në fund më puthi, unë isha i preokupuar me mendimet rreth gjuhës sime. Ky ishte një makth", tha me sinqeritet Bradley dhe shtoi se "pavarësisht frikës dhe nervozizmit, Sarah ishte e shkëlqyeshme".