"Josh" sërish gjysme e zhveshur mbi divan
Në disa foto të reja të dala nga shërbimi fotografik i Rihannas për revistën "GQ", këngëtarja duket se kërkon të përdorë trupin e saj për të provokuar përmes disa imazheve tepër "të nxehta". Ndërkohë që për numrin e dhjetorit të revistën, ajo ka rrëfyer se pëlqen që partneri i saj të marrë "timonin" në marrëdhënie. "Më pëlqen të ndihem femër - ka shpjeguar 24-vjeçarja .Unë duhet të kem kontrollin në çdo aspekt tjetër të jetës time, prandaj e ndiej që në një marrëdhënie, dua të jem e aftë për të bërë një hap prapa dhe të kem dikë që të marrë komandën. Unë absolutisht mund të jem edhe dominante, por në përgjithësi s'e bëj...". Ndërkohë që përsa i takon dashurisë, Rihanna ka deklaruar: "Dashuria të bën të shkosh në vende që ti ndoshta s'kishe për të shkuar ndonjëherë... Por besoj se kushdo ka gjithsesi kufijtë e vet".