Rihanna e zemëruar me Rita Orën

Rihanna është mjaft e zëmëruar me Rita Orën. Kështu shkruan revista britanike "The Sun", duke iu referuar burimeve të afërta me këngëtaren nga Barbados. Nëse në fillimet e saj, Rihanna e pëlqente shqiptaren, Rita Ora, edhe pse ajo, sipas saj përpiqej ta kopjonte, tani ajo është e irrituar nga fakti që Rita Ora po ndjek gjurmët e saj."Rihanna është zemëruar kur pa fustanin e Rita Orës në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve 'Video Music Awards' (VMA), një fustan i kuq që ngjante me atë që Rihanna kishte veshur në vitin 2010", citon burimin "The Sun".Me tej, thuhet se ajo është mërzitur edhe më shumë kur Rita Ora u shfaq në performancën e saj në 'VMA', me një çadër në skenë.Është koha që Jay Z të ndërhyjë, ose dueli Rihana-Rita Ora sapo ka nisur!