Kundër botoksit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2012, 14:14
Pamela Anderson vazhdon me pohimet se kurrë nuk ka përdorur botoks. Në disa nga fotografitë e fundit të edituara nuk duket aq mirë edhe përkundër numrit të madh të operacioneve estetike që i ka kryer.Pikërisht për faktin që bëhet fjalë për aktoren e cila është bërë e famshme falë gjinjve nga silikoni, deklaratat e saja të fundit janë shumë të çuditshme."Kurrë nuk kam përdorur botoks. Nuk më pëlqen kur diçka më bëhet në fytyrë pasi kjo më frikëson shumë. Çdo ditë shoh numër të madh të njerëzve me fytyrë me botoks dhe të gjithë më duken të njëjtë", tha ajo.