SHBA dhe Kina nisin stërvitjet ushtarake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2013, 11:38
Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvillojnë sot stërvitje ushtarake në Havai.Për herë të parë, stërvitjet për raste fatkeqësish, të cilat do të zhvillohen nga e marta deri të enjten, pritet të përfshijnë trajnime të përbashkëta në terren të trupave amerikane dhe kineze.Stërvitjet vjetore janë pjesë e një marrëveshjeje për bashkëpunim në siguri, të arritur në vitin 1998.Analistët thonë se ato pasqyrojnë thellimin e lidhjeve ushtarake midis SHBA-së dhe Kinës, në kohën kur marrëdhëniet midis dy vendeve mbesin të tensionuara në lidhje me tregtinë dhe çështje të tjera.