Incidentet në ambasadën ruse, Moska thërret ambasadorin polak

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur ambasadorin e Polonisë në Moskë, Wojciech Zajaczkowski, pasi nacionalistët polakë kanë sulmuar të hënën ambasadën ruse në Varshavë.Sulmi ka ndodhur teksa mijëra nacionalistë kanë festuar Ditën e Pavarësisë së Polonisë.Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të ndërtesës së ambasadës, ndërsa kanë djegur edhe kabinën e rojes.Forcat e rendit kanë arrestuar 10 demonstrues.Ministria e Jashtme polake ka dënuar dhunën, duke thënë se “nuk ka asnjë justifikim për huliganizmin”.