Bill de Blasio, Kryetari i ri i Bashkisë së Nju Jorkut

Të martën, njujorkezët votuan me shumicë dërmuese për zgjedhjen e liberalit Bill de Blasio-s, në krye të Bashkisë së qytetit, i cili do të jetë demokrati i parë në 20 vjet që mban këtë post.Analistët theksojnë se fitorja e tij Bill de Blasio ishte një kundërshtim për stilin dhe politikën konservatore të kryetarit të deritanishëm, Michael Bloomberg.Gjatë fushatës së tij elektorale, Bill De Blasio foli shpesh për Nju Jorkun si qytet i ndarë. Ai krahasoi elitën shumë të vogël, por tejet të pasur ndërkombëtare, të përqendruar pothuajse e gjitha në Manhatan, me pjesën tjetër, duke përfshirë edhe pakicat etnike dhe racore të qytetit.“Shumica  e banorëve jetojnë në katër lagjet më pak të famshme të Nju Jorkut dhe shumë prej tyre, siç e përballojnë me vështirësi jetesën” ka theksuar Blasio.Bill De Blasio do të bëjë betimin si kryetari i 109-të i bashkisë së Nju Jorkut më 1 janar 2014.