Kroaci, referendum për martesat mes homoseksualëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2013, 15:38
Kroacia do të mbajë një referendum më 1 dhjetor, rreth ndryshimit ose jo të kushtetutës së vendit, sa i përket martesave mes të njëjtës gjini.Deputetët vendosën që ta hedhin në referendum propozimin i cili lejon martesën si “lidhjen zyrtare mes një burri dhe një gruaje”.Aktivistët e homoseksualëve kanë kundërshtuar një referendum të tillë.Martesat homoseksuale nuk janë të lejuara në Kroaci, por çiftet homoseksuale të cilat kanë jetuar së paku tre vjet së bashku, gëzojnë të drejta të njejta si çiftet e tjera, përfshirë të drejtat ligjore mbi trashëgiminë dhe pronën.