Kerry në Gjenevë, Obama: Marrëveshja e mundshme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë drejt Gjenevës për të ndihmuar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, bëjnë të ditur burime zyrtare.Kerry do të mbërrijë sot në Gjenevë, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, “në përpjekje për të ndihmuar në sheshimin e diferencave në negociimet” me Iranin, thanë dy zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për CNN.Lajmi për planin e udhëtimit të Kerry-t vjen pak orë pasi një zyrtar i lartë iranian, i cili ndodhet për negociime në Gjenevë së bashku me 6 fuqitë e mëdha të botës, tha të enjten se një marrëveshje mbi programin bërthamor të vendit të tij është shumë pranë arritjes.“Besoj se është e mundshme arritja e një mirëkuptimi apo një marrëveshjeje, përpara se të mbyllim këto negociata mbrëmjen e së premtes”, tha ministri i Jashtëm iranian dhe kryenegociatori për bërthamoret, Javad Zarif, për gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.Komentet e Zarif vijnë pas një dite të gjatë takimesh me ekipe diplomatike e teknike nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia, Kina dhe Gjermania (e papajisur me armë bërthamore), vende që njihen edhe si P5+1 apo EU3+3.Presidenti amerikan, Barack Obama, tha gjithashtu të enjten se është e mundshme një marrëveshje. “Ekziston një mundësi për një marrëveshje të ndarë me faza me Iranin mbi çështjet bërthamore”, tha Obama për NBC. Hapi fillestar, nëse bien dakord, do të kërkonte nga Irani ndaljen e avancimit të programit bërthamor në këmbim të “një lehtësimi modest” nga sanksionet ekonomike, tha ai. Por, SHBA-të do të mbajnë ende në fuqi “sanksionet bazë”, shtoi Obama.“Kështu që, nëse kjo rezulton brenda 6 muajve në vijim, gjatë të cilave ne do të përpiqemi të zgjidhim disa nga çështjet më madhore të mbështetura prej tyre në një marrëveshje të mundshme, duke treguar se ata nuk po vazhdojnë më tej dhe duke na dhënë siguri se nuk do të zhvillojnë armët bërthamore, - tha Obama në NBC, - atëherë ne mund ta rezervojmë këtë fiksim.Shumica e shqetësimeve të ndërkombëtarëve kanë në qendër ambiciet bërthamore të Iranit, që sipas disa vendeve ata synojnë krijimin e armëve bërthamore, por që Teherani e ka refuzuar kategorikisht.