Filipine, të paktën 3 viktima nga tajfuni

Filipinet po përballen me atë që u cilësua si tajfuni më i fuqishëm i shënuar ndonjëherë në këtë vend.Tajfuni Haiya ka sjellë  erëra të fuqishmë, me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë, ndersa  goditi ishujt Leyte dhe Smar, dhe bëri që dallgët të ngriten për pesë metra lart. Mëse një milion njerëz janë evakuuar, nga më shumë se njëzet provinca përreth.Janë anuluar rreth dyqind fluturime dhe është bllokuar pjesa tjetër e transportit. Jashtë funksionit janë edhe shkollat, dyqanet dhe zyrat, ndërsa shërbimet emergjente ndodhen në gjendje gatishmërie për t'u përballur me pasojat.Të paktën 3 persona, përfshi një foshnjë 1-vjeçare, kanë mbëtur të vdekur. Foshnja dhe një person tjetër janë goditur nga mbeturinat e stuhisë në provincën Cotabato.Në Cebu, një grua mbeti e vdekur pasi u godit nga rënia e një peme kokosi, sipas qeverisë provinciale të Cebu-së.Fuqia e supertajfunit "Haiyan" është e barabartë me atë të një uragani të kategorisë së pestë, edhe pse kur të prekë tokën mëngjesin e së premtes, erërat e tij pritet ta reduktojnë shpejtësinë në 240 km/orë.Më të rrezikuarit janë banorët e ishullit Bohol, i cili është shumë pranë rrugës së parashikuar të stuhisë. Muajin që shkoi, Boholi u godit nga një tërmet 7,1 ballësh, i cili mori më shumë se 220 jetë njerëzish e detyroi 350,000 të tjerë të shpërngulen.Një tjetër ishull, në trajektoren e mundshme të ciklonit, është resorti i Boracay-t, e kjo ka detyruar shume turistë të lënë përgjysmë pushimet dhe t'i largohen rrezikut të mundshëm.