BE cakton afatin e fundit për lirimin e Tymoshenkos

Bashkimi Europian i kanë dhënë një javë afat Ukrainës që të miratojë një ligj, i cili mundëson trajtimin mjekësor të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko në Gjermani.Kushti është vënë në këmbim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me këtë vend.Deputetët kanë debatuar rreth një ligji, i cili do t’i lejonte të dënuarit që të marrin trajtim shëndetësor jashtë vendit.Tymoshenko, e dënuar me shtatë vjet burgim, nën akuzat për shpërdorim të detyrës, të cilat perëndimi i quan të motivuara politikisht, vuan nga një sëmundje e shpinës.Ukraina shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen e Asocimit me BE-në gjatë një samiti që mbahet më 28 dhe 29 nëntor në Vilnius.