Ulje rekord e normës së interesit për euron

Banka Qëndrore Evropiane ka shkurtuar normën e interesit në një rekord të ulët prej 0.25%, nga 0.5% që ishte më parë.Gjatë një konference për mediat, presidenti i Bankës Qëndrore Europiane u shpreh:"Evropa po njeh aktivitet më të ulët në ekonomi, ndryshe nga pritshmëritë. Banka qëndrore evropiane synon që të mbajë një normë inflacioni poshtë 2%, me qëllim rritjen ekonomike."Ai përsëriti premtimin për mbajtjen e normave të ulëta për të ardhmen e parashikueshme, si pjesë e politikës së re të bankës për të ofruar udhëzime bashkë me vendimet e saj për ekonomitë evropiane.Inflacioni në Eurozonë kapi vlerën e 0.7% në tetor, niveli më i ulët që në janar të vitit 2010.Ulja e normës së interesit bëhet me qëllim që bankat e nivelit të dytë të kenë më shumë mundësi për marrje huashë nga Banka Qendrore Evropiane, me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike.17 vende anëtare të BE filluan të kenë rritje ekonomike në gjysmën e dytë të vitit, duke regjsitruar një rritje të GDP prej 0.3 %. Por përsa i përket papunësisë, në këto vende, ka një rritje të ndjeshme të papunësisë, sidomos tek të rinjtë.Menjëherë pas marrjes së vendimit, monedha Euro ra ndjeshëm kundrejt dollarit, me më shumë se 1%.Një euro më e dobët shihet si shenjë e mirë për rritjen e ekonomisë së eurozonës duke bërë që produktet evropiane të shiten më lirë dhe të ketë më shumë fitime nga eksportet.