Yasser Arafat vdiq nga poloniumi?

Ekspertë zviceranë të mjekësisë ligjore kanë marrë mostra nga kufoma e ish-udhëheqësit palestinez Jaser Arafat që tregojnë praninë e niveleve të larta të izotopeve të materialit radioaktiv polonoium 210.Ekspertët theksojnë se janë regjistruar gjurmë të lëndës në një nivel 18 herë më të lartë se norma në kufomën e Arafat.“Al Jazeera”, që ka siguruar ekskluzivisht raportin prej 108 faqesh dhe të redaktuar nga specialistët e Universitetit të Lozanës, ka raportuar se, “haset një nivel i lartë anomal poloniumi radioaktiv në brinjët dhe legenin e Arafat dhe ka 83 për qind mundësi që ai të jetë helmuar”.Mbi rrethanat e vdekjes së liderit palestinez, që ndërroi jetë 11 nëntorin e vitit 2004 në një spital ushtarak pranë Parisit, ka pasur gjithmonë një hije misteri dhe trupi i tij u zhvaros vitin e kaluar.Raporti i është dorëzuar në Paris edhe të vesë, Suha Arafat, e cila ka bërë këtë koment: “Është sikur më kanë thënë se sapo ka vdekur. Është zbuluar një krim i vërtetë, një vrasje politike”.Poloniumi është izotopi radioaktiv që u zbulua edhe në trupin e Alexandr Litvinenko, ish-kolonel i shërbimeve sekrete ruse që kishte denoncuar masakrat çeçne dhe që vdiq i helmuar në vitin 2006 në Londër